Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Euro 2020

Schmeicheli kritikon UEFA-n për vazhdimin e ndeshjes Danimarkë – Finlandë

Portieri legjendar danez Peter Schmeichel ka thënë se ishte “absolutisht çmenduri” që ndeshja e Euro 2020 në mes të Danimarkës dhe Finlandës u vazhdua pas kolapsimit të Christian Eriksenit.

Eriksen 29-vjeçar, është në gjendje stabile dhe me vetëdije në spital, ndërsa kishte marrë trajtim urgjent në fushën në Kopenhagë.

“Është një vendim i çmendur nga UEFA. Është dashur të përpiqeshin për një skenar tjetër dhe të tregonin pak dhembshuri, por nuk e bën këtë”, ka thënë Schmeichel, raporton BBC.

Ndeshja u pezullua pak para përfundimit të pjesës së parë, pasi 29-vjeari Eriksen kolapsoi në fushë.

Ai u trajtua për disa minuta në fushë para se të dërgohej në spital.

Edhe Erikseni në shtëpi dhe në gjendje të mirë pas kolapsimit Futboll Erikseni në shtëpi dhe në gjendje të mirë pas kolapsimit

Ndeshja e Grupit B më pas rifilloi në ora 20:30 dhe Finlanda ngadhënjeu me rezultatin 1:0.

UEFA ka thënë se ishte pajtuar të riniste ndeshja pas kërkesës së bërë nga lojtarët e dy ekipeve.

Lojtarëve iu dhanë dy opsione – të përfundonin ndeshjen të shtunën mbrëma, apo të dielën në mesditë.

Pasi dëgjuan se Erikseni është i vetëdijshëm dhe po flet, vendosën që ndeshjen ta përfundonin të shtunën.

Danimarka ndeshjen e radhës e ka të enjten kundër Belgjikës, ndërsa Finlanda të mërkurën kundër Rusisë.

Edhe Bëhet e ditur gjendja shëndetsore e Eriksenit Futboll Bëhet e ditur gjendja shëndetsore e Eriksenit

Peter Schmeichel, që është babai i portierit danez Kasper Schmeichel, thotë se lojtarët janë vënë në pozitë të vështirë.

“Do të ishin dy orët më të këqija në kohën time në futboll. Ndodh diçka e tmerrshme si ajo dhe UEFA u jep lojtarëve dy opsione, të dalin të luajnë apo të kthehen nesër në ora 12:00 e të vazhdojnë ndeshjen. Çfarë opsione janë këto? Rezultati i ndeshjes është plotësisht jorelevant. Si mund të luash?” – ka thënë Peter Schmeichel.