Sulmuesi i krahut, Bukayo Saka, do të jetë i gatshëm për ndeshjen gjysmëfinale të “Euro 2020” kundër Danimarkës, ka konfirmuar përzgjedhësi i Përfaqësueses së Anglisë, Gareth Southgate.
Saka i mungoi Anglisë në fitoren e thellë 4:0 kundër Ukrainës në çerekfinale për shkak të lëndimit, duke u zëvendësuar nga Jadon Sancho.
Saka 19-vjeçar ishte titullar te Anglia në fitoret kundër Gjermanisë (2:0) dhe Çekisë (1:0).
“Saka do të jetë mirë dhe i gatshëm për ndeshjen me Danimarkën”, ka thënë përzgjedhësi i Anglisë, Gareth Southgate.