Saka, titullar ndaj Danimarkës Bukayo Saka është kthyer titullar te Anglia për ndeshjen gjysmëfinale të Kampionatit Evropian kundër Danimarkës, duke e zëvendësuar sulmuesin tjetër të krahut, Jadon Sanchon.
Saka mungoi në fitoren e thellë të Anglisë 4:0 në çerekfinale ndaj Ukrainës për shkak të lëndimit dhe vendin e tij në atë ndeshje të luajtur në Romë, e zuri Sancho.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSaka është ndryshimi i vetëm në formacionin e Anglisë për duelin ndaj Danimarkës, e cila do të luajë me përbërjen e njëjtë sikurse ndaj Çekisë, ekip që e eliminoi në çerekfinale me rezultatin 2:1.
Takimi do të nisë në orën 21:00 në Wembley të Londrës.
Fituesin në finale e pret Italia.
Formacionet:
