Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Euro 2020

Rruga e pazakontë e Emersonit deri në gjysmëfinale të Euro 2020

Emerson Palmieri nuk ka bërë rrugë të zakonshme deri në gjysmëfinale të Euro 2020.

Nuk ka të bëj vetëm me faktin se ai ka luajtur vetëm dy ndeshje në Premier League për Chelsean në edicionin e fundit, të dyja si zëvendësues. Ka luajtur gjithsej 89 minuta.

Apo për faktin se do të luaj për Italinë ndaj Spanjës të martën në “Wembley” vetëm pasi mbrojtësi i majtë Leonardo Spinazzola pësoi lëndim serioz. Njëri prej lojtarëve më të mirë në Euro 2020 u lëndua në pjesën përfundimtare të ndeshjes çerekfinale ndaj Belgjikës.

Rrugëtimi i pazakontë i Emersonit deri te ndeshja më e madhe e jetës së tij nisi në fillim të shekullit, kur ai si fëmijë luante në plazh me vëllain e tij, në qytetin port të Brazilit, Santos.

Lëvizja për në Itali, që ia ndryshoi jetën, ishte ende larg disa vjet. Natyrisht ajo lëvizje ia ndërroi edhe nacionalitetin.

Edhe Lëndohet Palmer, mungon afro një muaj Futboll Lëndohet Palmer, mungon afro një muaj

Në atë kohë Emerson vetëm po argëtohej, duke luajtur afër plazhit dhe merrej me surfim dhe “skateboarding”.

Pasi luajti futboll me pesë lojtarë në ekip me dy skuadra të vogla në lagje, Emerson lëvizi për te Santosi, që njihet si klubi i të madhit Pele. Ai nisi të luante në ekip me 11 lojtarë. Fillimisht luajti si sulmues, më pas si mesfushor qendror dhe më pas, rastësisht, si mbrojtës i majtë.

“Plani ishte vetëm për një ndeshje”, kujton Emerson. “Por unë luajta mirë në atë pozitë”.

Një kontratë me orar të plotë pasoi dhe shumë shpejtë lëvizja për në Evropë për të luajtur huazim te Palermo, klubin në ishullin italian të Sicilisë. Kjo i mundësoi Emersonit, që sapo kishte mbushur 20-vjet, një jetë të ngjashme me atë në Brazil, me detin, diellin dhe klimën.

Gjithsesi një lloj jete të ngjashme. Pasi tranzicioni si lojtar futbolli nuk ishte aq i drejtpërdrejtë.

“Në Brazil gjithnjë ka të bëjë me sulmin, lojën një kundër një, driblimin dhe gjëra të tilla”, ka thënë Emerson. “Më pas arrita në Itali, ku kishte vetëm taktikë, taktikë. Çdo ditë taktikë dhe në fillim kam dështuar të kuptoj futbollin italian”.

Një lëndim i ligamenteve në vitin 2017 ishte një tjetër goditje për Emersonin, që e mbajti jashtë fushës për shtatë muaj. Lëndimin e pësoi derisa ishte te Roma, klubi i tij i dytë në Itali.

Edhe Supertalenti me lamtumirë emocionale nga Palmeirasi, i bashkohet Chelseat Futboll Supertalenti me lamtumirë emocionale nga Palmeirasi, i bashkohet Chelseat

Prej kur kaloi te Chelsea në janar të vitit 2018, ai ka luajtur vetëm 32 ndeshje në Premier League. Këtë edicion, minutat e vetëm në ligën angleze i kishte kur e zëvendësoi Ben Chilwellin ndaj Newscastles dhe West Hamit. Në të gjitha garat ai ka startuar vetëm shtatë herë në edicionin 2020/2021.

Nuk ishte befasi që ai ishte rezervist i pashfrytëzuar në finalen e Championsit, të cilën Chelsea e fitoi 1:0 ndaj Manchester Cityt. Por 26-vjeçari mori medaljen e fituesit.

“Nëse nuk luani shumë për klubin tuaj, ju natyrisht duhet të ushtroni më shumë, të punoni më fort që kur shansi të vijë të jeni në formën më të mirë”, ka thënë ai para Euro 2020.

“Dhe këtë e kam bërë unë, pasi në ekipin nacional duhet të jenë në nivelin më të lartë të gjendjes fizike”.

Në të vërtetë seleksionuesi i Italisë, Roberto Mancini nuk është ndikuar nga mungesa e hapësirës së Emersonit te Chelsea, duke e aktivizuar atë rregullisht në krahun e majtë në dy vjetët e fundit.

Por Spinazzola erdhi në Evropian si zgjedhje e parë, pas një edicioni impresionues me Romën. Lëndimi i tendinit të Akilit, i pësuar në fitoren 2:1 ndaj Belgjikës të premten, ka krijuar sërish mundësi për Emersonin.

Edhe West Hami në garë për Emersonin Sport West Hami në garë për Emersonin

Ai me shumë mundësi do të startoj edhe në finale, nëse Italia arrin atje.

“Emersoni dhe Leonardo janë lojtarë të ndryshëm, por dy lojtarë të mëdhenj”, ka thënë mesfushori i Italisë, Nicola Barella të dielën. “Nuk shoh arsye për brengosje. Nuk mund t’i jepni këshilla Emersonit, pasi ai sapo ka fituar Ligën e Kampionëve. Ai luan për një ekip të madh. Ai po ashtu ka luajtur shumë për ne. Kështu që nuk ka brenga. Ka vetëm besim në Emersonin”.