Mesfushori i Anglisë, Kalvin Phillips është ndarë i gëzuar që ka pranuar lëvdata nga golashënuesi Raheem Sterling. Phillips asistoi në golin e shënuar nga Sterling, që ishte edhe i vetmi në fitoren e Anglisë përballë Kroacisë në hapje të “Euro 2020”.
“Ishte shumë e këndshme. Ishte vërtetë e ngrohtë për fillim, ishte një rezultat i shkëlqyeshëm dhe unë jam shumë i kënaqur me paraqitjen time. Por, e di që kanë mbetur edhe dy ndeshje për t’i luajtur në grup dhe na duhet paraqitje e tillë, apo edhe më e mirë. Është ndjenjë e bukur të asistosh. Raheem më tha pasi mbaruam festën që është hera e parë që pranon një top të tillë që prej kohës sa është te Anglia, kështu që është një ndjenjë e mirë për mua. Kënaqësi të asistosh dhe të marrësh pikët e plota”, ka thënë Phillips.