Ivan Perishiq i Kroacisë ka rezultuar pozitiv për COVID-19 dhe do të humbasë ndeshjen e së hënës kundër Spanjës në Kopenhagë, e vlefshme për raundin e 16 më të mirave të Euro 2020.
Anësori i Interit shënoi në fitoren e së martës 3-1 ndaj Skocisë, e cila i siguroi kroatëve një vend në fazat e eliminimit direkt.
Perishiq, 32 vjeç, tani do të kalojë 10 ditë në vetë-izolim, ka konfirmuar Federata Kroate e Futbollit.
Fituesi i ndeshjes të së hënës do të luajë në çerekfinalet e Euro 2020 në Shën Petersburg të premten.
Të gjithë lojtarët, stafi dhe anëtarët e tjerë të Kroacisë dolën negativë.
Perishiq është një nga lojtarët më me përvojë në skuadrën e Kroacisë, pasi luajti ndeshjen e tij të 104-të kundër Skocisë, duke u renditur në vendin e gjashtë në listën e tyre të të gjitha kohërave me më së shumti paraqitje.