Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Euro 2020

Pavardi ishte “pa ndjenja për 15 sekonda”

Mbrojtësi i Përfaqësueses së Francës, Benjamin Pavard, pas një dueli me Robin Gosensin, në ndeshjen kundër Përfaqësueses së Gjermanisë, pësoi një lëndim.

Pas takimit të zhvilluar të martën në mbrëmje, mbrojtësi i krahut të djathtë theksoi se ai kishte mbetur pa ndjenja. “Kam pësuar një goditje të madhe. Isha pa ndjenja prej 10-15 sekondash”, ka thënë 25-vjeçari.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Gosens, futbollist i Atalantas, në mintuën e 58-të të ballafaqimit provoi të shënonte pas harkimit të Joshua Kimmichut në zonën e rrezikshme. E qëlloi vetëm kokën e Pavardit, i cili mbeti i shtrirë në fushë. Megjithatë, pas reagimit të stafit mjekësor, Pavardi u kthye në lojë.