Ta humbësh ndeshjen me avantazhin 3:1 në 10-të minutat e fundit në Kampionatin Evropian në 1/8 e finales është e pafalshme, sidomos kur mban veshur fanellën e Francës, që është kampione në fuqi e botës, shkruan gazeta zvicerane “Blick”.
Veronique Rabiot, nëna e mesfushorit të Juventusit, Adrien Rabiot, e di një gjë të tillë. Por, kush duhet të akuzohet për eliminimin nga Zvicra? Pogba i cili e humbi topin para se Mario Gavranoviq ta barazonte rezultatin ne minutën e fundit?
Duke mos u pajtuar me atë që u pa në fushë, nëna e 26-vjeçarit Adrien Rabiot ka shfaqur mllefin drejt familjarëve të Pogbas e Mbappes.
Sipas mediumit RMC Sport, nëna e Adrienit i ka thënë babait të Mbappes që ta riedukoj djalin e tij dhe ta bëj më pak arrogant, ndërsa penalltinë e gjuajtur nga Mbappe e ka quajtur shumë të turpshëm.
Edhe vet Adrien Rabiot është parë duke diskutuar me Pogban pas pranimit të golit të barazimit, ndërsa fjalë janë shkëmbyer edhe mes Raphael Varanes dhe Benjamin Pavardit.
Zvicra e eliminoi Francën nga Kampionati Evropian pasi fitoi 5:4 në ekzekutimin e penalltive. Loja e rregullt dhe vazhdimet përfunduan 3:3.