Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Euro 2020

Morata u përgjigjet kritikëve për rastet e humbura

Përfaqësuesja e Spanjës nuk ka bindur në dy ndeshjet e para të Kampionatit Evropian.

“Furia e Kuqe” nuk ka shijuar ende fitoren, pasi në dy takimet e para ka marrë dy barazime dhe tani rrezikon të mos e kalojnë grupin ku ndodhen edhe Polonia, Suedia dhe Sllovakia.

Për paraqitjet jo të mira është kritikuar edhe sulmuesi Alvaro Morata. Ky i fundit ka bërë të ditur se nuk i bëjnë përshtypje.

“Nëse ne dëgjojmë se çfarë thonë kritikët, nuk do të jetë mirë. Po presin momentin për të na u hedhur përsipër. Në ngjarje të këtij lloji zakonisht i tërë vendi është me lojtarët. E dimë që vijmë nga breza gjenialë, të aftë për të fituar gjithçka dhe për ne nuk është e lehtë”, deklaroi Morata.

Ndeshjen e fundit Spanja e zhvillon ndaj Sllovakisë dhe vetëm fitorja i nevojitet për të kaluar tutje në fazën tjetër.

Artikuj të ngjashëm