Euro 2020

Morata nga minuta e parë ndaj Polonisë

Alvaro Morata do të jetë nga minuta e parë në ndeshjen ndaj Polonisë.

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Spanjës, Luis Enriuqe ka bërë të ditur se sulmuesi spanjoll do t’i prijë sulmit në takimin e dytë në “Euro 2020”.

Morata humbi disa shanse tejet të mira kur më pas u kritikua për paraqitjen ndaj Suedisë.

“Alvaro Morata dhe 10 futbollistë të tjerë do startojnë në ndeshjen ndaj Polonisë”, deklaroi Enrique.