Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Euro 2020

Mings: Debutimi me Anglinë ëndërr e realizuar

Tyrone Mings ka debutuar me Përfaqësuesen e Anglisë në Kampionatin Evropian.

Mbrojtësi i Aston Villës luajti për 90 minuta në fitoren e Anglisë ndaj Kroacisë 1:0.

Për mbrojtësin anglez debutimi me “Tre Luanët” është një ëndërr e realizuar.

“Ishte një ëndërr e realizuar. Të luash për Anglinë në një turne të madh është një ndjenjë fantastike. Kroacia ka një skuadër me lojtarë kualitativ mirëpo arritëm që ta dominonim ndeshjen dhe fituam me meritë”, deklaroi Mings.

Anglia ndeshjen e radhës e luan ndaj Skocisë më 18 qershor.