“Euro 2020” do të kujtohet për një numër të madh zhvillimesh. Favoritët për ta fituar garën si Franca, Gjermania apo Portugalia u eliminuan. Por një incident që do të mbetet gjatë në memorien e të gjithëve është arresti kardiak i Christian Eriksenit të Danimarkës në ndeshjen e parë të Grupit B kundër Finlandës.
Erikseni tani është në gjendje të mirë shëndetësore, por i është vendosur një pajisje që mundëson funksionimin e rregullt të zemrës së tij.
29-vjeçari po e vazhdon rikuperimin. Por, ende mbetet e paqartë nëse ai do të luajë futboll profesionist sërish.
Danimarka e humbi ndeshjen kundër Finlandës, por u kualifikua tutje.
Daley Blind, i cili luajti në Kampionatin Evropian me Holandën, e mban të njëjtën pajisje si të Eriksenit pasi pati të njëjtat shqetësime shëndetësore para dy vjetësh.
Ai e ka vazhduar karrierën e tij dhe e ka inkurajuar Eriksenin të vazhdojë të luajë.
“Jam krenar për veten time se kam arritur të luajë shumë gjatë në këtë sport. E kam bërë, por ka qenë shumë e vështirë. Pamjet nga Kopenhaga, me Eriksenin e shtrirë në tokë, patën ndikim të madh tek unë. Ato pamje ma kujtuan veten. Ishte kaq e vërtetë sërish, për këtë është emocionale”, ka deklaruar Blind.
Edhe
Erikseni në shtëpi dhe në gjendje të mirë pas kolapsimit
Por, Graeme Souness nuk është edhe aq optimist.
Souness është ish-lojtar i Skocisë dhe nuk beson se Erikseni mund t’i vazhdojë hapat e Blindit. Njohësi i futbollit pësoi sulm në zemër në vitin 2015, ndërsa vendosi tre “bypass” në zemër në moshën 38-vjeçare.
Souness është ambasador për Fondacionin Britanik të Zemrës dhe e përgëzoi stafin mjekësor që e mbajti Eriksenin në jetë.