Lojtari i krahut i Manchester Unitedit, Jesse Lingard, që nuk zuri vend në ekipin e Gareth Southgate me gjithë periudhën impresive të huazimit te West Hami në pjesën e dytë të edicionit 2020/2021, ka thënë se e “ndien që Anglia do të fitojë finalen e Euro 2020”.
“Të gjithë djemtë që mbetën jashtë ekipit janë ende tifozë dhe duan që Anglia të fitojë”, ka thënë Lingard.
“Kam dashur të jem në Evropian, por kam pushuar, që është e rëndësishme. Kam ushtruar dhe jam gati të kthehem. Sa i takon titullit, po vjen në shtëpi, 100 për qind. E ndiej këtë. Përpara djema”.