Një tifoz është lënduar pasi u rrëzua nga një stendë në stadiumin Wembley, gjatë ndeshjes Angli-Kroaci.
Dëshmitarë të rastit thanë se ai u rrëzua kur kishte nisur ndeshjes, ndërsa më pas është dërguar në spital për trajtim. Gjendja e tij thuhet se është e rëndë, raporton Dailymail.
“Mund të konfirmojmë se një tifoz ra nga tribunat kur filloi ndeshja mes Anglisë dhe Kroacisë” ka thënë një zëdhënës i Wembleyt.
Një tifoz deklaroi se ai u rrëzua derisa po lëvizte nga ulësja duke rënë në pjesën e poshtme të tribunës.
Artikuj të ngjashëm