Xherdan Shaqiri ka gjasa të mëdha që sezonin e ardhshëm të luajë në Serie A. Mediumet angleze kanë raportuar të martën se skuadra e Lazios po insiston në transferimin e Shaqirit gjatë kësaj vere.
Madje, mësohet se ekipi italian është i gatshëm të ofrojë 15 milionë euro dëmshpërblim për ta bindur Liverpoolin në lirimin e tij. Paraqitjet e mira të Shaqirit në “Euro 2020” me Zvicrën, që tashmë është kualifikuar në çerekfinale, kanë bërë që Lazio të insistoj në transferimin e tij.
Shaqiri ka kontratë me Liverpoolin deri në vitin 2023 dhe pritet të largohet nga ekipi anglez duke pasur parasysh hapësirën e vogël që e kishte sezonin e kaluar. 29-vjeçari karrierë ka bërë edhe te Stoke City, Interi, Bayerni e Baseli.