Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Euro 2020

Jens Stryger i lumtur me kalimin në gjysmëfinale

Mbrojtësi i Përfaqësueses së Danimarkës, Jens Stryger Larsen, është shprehur i lumtur me kalimin në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian.

Mbrojtësi që aktivizohet në Serie A, tha se kanë shkruar historinë.

“Ne arritëm të shkruajmë historinë duke u kualifikuar në gjysmëfinale. Kanë kaluar shumë vite që kur ishim në një gjysmëfinale. Jemi shumë të lumtur me këtë arritje”, deklaroi Stryger.