Mbrojtësi Simon Kjaer ka thënë se synim i Danimarkës ishte të siguronte ndeshjet në Wembley, pra gjysmëfinalen e Evropianit. Por ai ka pranuar se do të gënjente nëse do të thoshte se kjo e arritur është e mjaftueshme tashmë.
Kapiteni Kjaer ka shkëlqyer për Danimarkën, kurse ka folur për sajtin e UEFA-s para përballjes me Anglinë në gjysmëfinale të Euro 2020.
“Synimi ynë ishte të arrijmë në ‘Wembley’”, ka thënë Kjaer për uefa.com.
“Do të gënjeja nëse them se është mjaftueshëm për ne pasi kemi arritur në gjysmëfinale. Tani po mendojmë për rikuperim, pasi për pak ditë kemi një tjetër ndeshje të rëndësishme. Kemi dhënë maksimumin deri më tani”, ka theksuar Kjaer.
Danimarka fitoi ndaj Rusisë ndeshjen e fundit në grup për të dalë në fazën nokaut. Më pas e mposhti Uellsin dhe Çekinë për ta siguruar gjysmëfinalen.
Edhe finalja luhet në Wembley, njëjtë si dy gjysmëfinalet.