Ciro Immobile ka treguar se Italia është munduar ta lodhë Turqinë në pjesën e parë dhe ka shfaqur durim për ta thyer rezistencën e Turqisë, për të fituar më pas 3:0.
Azurët asnjëherë nuk kanë shënuar tre gola në Evropian, ndërsa këtë e bën të premten mbrëma në ndeshjen hapëse të Euro 2020. Immobile shënoi një gol dhe e përgatiti një tjetër.
Ishte fitorja e nëntë rresht e Italisë, pa gol të pranuar.
“Të shohësh tifozët të festojnë pas kaq kohësh, ishte e mrekullueshme. Ne më në fund ishim së bashku pas këtij virusi të mallkuar”, ka thënë Immobile për RAI Sport.
“Mendoj se kemi treguar durim këtë mbrëmje. Turqia është ekip i fortë dhe u ka shkaktuar telashe shumë top-skuadrave. Jemi munduar ta lodhim në pjesën e parë, duke lëvizur topin në të majtë e në të djathtë. Për fat të keq kemi hasur vazhdimisht në murin e turqve, sidomos pasi nuk jemi aq të mirë në lojën në ajër. Turqia ishte më e lodhur pas pushimit dhe pas golit është dashur të hapet. Kështu erdhi në shprehje kualiteti ynë”.
Italia ka gjetur golin në Stadio Olimpico, ku Lazio luan.
“Të shënoi gol në debutimin në Euro në stadiumin tim, nuk mund të jetë më mirë”.