Dy futbollistët e Danimarkës, Pierre-Emile Hojbjerg dhe zëvendës-kapiteni Kasper Schmeichel, kanë treguar momentet e vështira në të cilat kanë kaluar të shtunën në fushë pas sulmit në zemër të Christian Eriksenit.
Hojbjerg thotë se ky është momenti ishte më i vështirë në karrierën e tij.
“Në fillim nuk e dija se çfarë po ndodhte më pas pashë Kjaer duke vrapuar dhe mjekët të cilët intervenuan. Ishte diçka shumë e vështirë dhe situatë aspak e lehtë”, potencoi Hojbjerg.
Portieri Schmeichel thotë se ajo çfarë pa të shtunën ishte përvojë e tmerrshme.
“Duke parë një shok skuadre duke luftuar për jetën është shumë e vështirë. Stafi mjekësor janë heronj të cilët arritën ta shpëtonin Eriksenin”, deklaroi Schmeichel.
-
Schmeichel: Mbështetja për Eriksenin tregon pse e duam kaq shumë këtë lojë
-
Bëhet e ditur gjendja shëndetsore e Eriksenit
-
Eriksen kolapson, por ngrihet në këmbë – ndeshja ndërpritet
-
Eriksen thotë se “vdiq” për pesë minuta, përpara se mjekët t’ia shpëtonin jetën
-
Erikseni viziton një specialist në Danimarkë