Euro 2020

Henry dhuron për bamirësi pagën e tij

Thierry Henry është kthyer të punojë si ndihmëstrajner i Roberto Martinezit te Belgjika.

Ish-ylli i Francës ka vendosur sërish ta dhurojë pagën e tij për organizatatat bamirëse.

Ai tashmë ka dhuruar pagat e tij të marra gjatë Kupës së Botës 2018. Pas “Euro 2020, Henry mund të kthehet të punoj sërish te ndonjë klub.

Ai së fundit ishte trajner i Montreal Impactit në MLS, ndërsa ka punuar edhe te Monaco. Si asistent te Belgjika punoi edhe në vitin 2016 deri në vitin 2018.