Kryeqyteti i Hungarisë, Budapesti, do të jetë mikpritëse e katër ndeshjeve për “Euro 2020”.
Stadiumi është i emëruar sipas Ferenc Pushkashit, sulmuesit legjendar të Real Madridit, i cili kishte shënuar 84 gola në 85 ndeshje për Hungarinë.
Stadiumi “Pushkash Arena” ka kapacitet prej 67 mijë e 215 fansave.
Hungaria dëshiron që ta hap stadiumin për tifozë me kapacitetin e plotë për duelin e parë kundër kampiones në fuqi, Portugalisë. Ky takim do të luhet më 15 qershor.
Ndërkohë, Hungaria kundër kampiones në fuqi të botës, Francës, zhvillohet katër ditë më vonë.
Edhe
Dhjetë arsye për ta dashur Kampionatin Evropian
Ballafaqimi i dy prej sulmuesve më të mirë në botë, Kylian Mbappes dhe Cristiano Ronaldos, është caktuar të luhet më 23 qershor, kur Franca luan kundër Portugalisë në kryeqytetin hungarez.
Fituesi i Grupit C do të luajë në 1/8 e finales në Budapest më 27 qershor.