Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Euro 2020

“Euro 2020”: Stadiumi “Olympic Stadium Baku”

Azerbajxhani nuk është kualifikuar për Evropianin 2020, por “Olympic Stadium” në Baku pritet ta ketë gjysmën e kapacitetit të mbushur me tifozë për ndeshjet si nikoqire. Stadiumi në Baku të Azerbajxhanit pritet të jetë i mbushur me 35 mijë tifozë.

Tifozët nga shtetet e huaja, përveç atyre që janë pjesëmarrës, nuk do të lejohen të hyjnë në stadium. Megjithatë, tifozët e Uellsit dhe Zvicrës do ta kenë një udhëtim të gjatë për duelin e 12-të qershorit, në kuadër të Grupit A.

Uellsi përballet me Turqinë katër ditë më vonë dhe më pas Turqia ballafaqohet me Zvicrën më 20 qershor.

Ky stadium do të jetë edhe nikoqir i çerekfinales më 3 korrik.

Uellsi-Zvicra luhet në orën 17:00, ndërsa dy duelet tjera, Turqia-Uellsi dhe Zvicra-Turqia luhen nga ora 20:00.

Çerekfinalja do të zhvillohet më 3 korrik nga ora 20:00 po ashtu.