Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Euro 2020

“Euro 2020”: Stadiumi “Hampden Park”

Katër ndeshje të këtij Kampionati Evropian do t’i mirëpres edhe Glasgow, kryeqyteti i Skocisë.

“Hampden Park” është stadium me shumë histori.

25% e kapacitetit prej 51 mijë e 866 tifozëve pritet të jenë të pranishëm në ngjarjet e muajit qershor.

Skocia duelin e parë e luan kundër Republikës së Çekisë më 14 qershor në orën 14:00.

“Euro 2020” do të luhet në 11 qytete, të ndara në katër zona kohore e me 4700 kilometra distancë.

Kroacia – Republika e Çekisë luhet nga ora 17:00 më 18 qershor, ndërsa ndeshja e fundit e Grupit D luhet në orën 20:00, ndërmjet Kroacisë dhe Skocisë më 22 qershor.

Të martën e 29 qershorit, vendi i parë i Grupit E do të luajë me vendin e tretë të Grupit A, B,C ose D. Ky takim nis në orën 20:00.

Artikuj të ngjashëm