Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Euro 2020

“Euro 2020”: Stadiumi “Allianz Arena”

Autoritetet gjermane janë duke planifikuar që të lejojnë 20% të kapacitetit të stadiumit “Allianz Arena” që ka 70 mijë ulëse.

Është shtëpia e 31 herë kampionit të Gjermanisë, Bayern Munichut.

Ky stadium po ashtu do të jetë nikoqir i katër ndeshjeve të Evropianit sivjet. Dueli i fundit do të jetë çerekfinalja.

14 mijë e 500 tifozë sa pritet të lejohen në ndeshjet që do t’i zhvillojë Gjermania, mund t’i japin shtytje gjermanëve në Grupin F, që është prej më të vështirëve.

Gjermania kundër Francës luan më 15 qershor në orën 21:00, kundër Portugalisë më 19 qershor luan në orën 18:00, ndërsa nga ora 21:00, kundër Hungarisë më 23 qershor, e zhvillon ndeshjen e fundit të grupit.

Çerekfinalja është caktuar të zhvillohet të premten më 2 korrik, në orën 21:00.

Artikuj të ngjashëm