Pas arrestit kardiak të pësuar në ndeshjen ndaj Finlandës, mesfushori i Danimarkës, Christian Eriksen do t’i nënshtrohet një operacioni në zemër.
Nëpërmjet një komunikate zyrtare, Federata e Danimarkës, ka njoftuar të enjten se pas testeve të zemrës të kryera, Erikseni pritet t’i nënshtrohet një operacioni, ku në zemër do t’i vendoset një defribilator. Kjo pajisje është e nevojshme, për shkak të shqetësimeve me ritmin kardiak.
“Pasi Erikseni ka kaluar në ekzaminime të ndryshme të zemrës është vendosur që ai duhet të ketë një ICD (defribilator). Kjo pajisje është e nevojshme pas një sulmi kardiak dhe për shkak të shqetësimeve të ritmit të zemrës. Christian Eriksen ka pranuar zgjidhjen dhe plani është konfirmuar nga specialistë në shkallë vendi dhe ndërkombëtarë, të cilët rekomandojnë të gjithë të njëjtin trajtim. Ne inkurajojmë të gjithë që t’i japin Christianit dhe familjes së tij paqe dhe privatësi herën tjetër”, shkruhet në komunikatë.
Një cardioverter defibrillator, i quajtur shkurtimisht ICD, është një pajisje e vogël që monitoron dhe rregullon ritmin e zemrës. Një ICD mund të përdoret për t’u kujdesur për lloje të caktuara të aritmisë. Aritmia është një anomali në ritmin e zemrës, e cila mund të jetë e dëmshme ose edhe fatale nëse nuk trajtohet si duhet.
Eriksen pësoi arrest kardiak në ndeshjen e parë të Danimarkës në “Euro 2020”.
-
Erikseni në shtëpi dhe në gjendje të mirë pas kolapsimit
-
Erikseni është mirë dhe pritet të lirohet nga spitali
-
E ardhmja e Eriksenit vendoset në tetor
-
Eriksen i dërgon një mesazh mbështetës vajzës nëntëvjeçare që po pritet të operohet në zemër
-
Erikseni do të mbetet jashtë fushës edhe për gjashtë muaj