Analisti i Sportit Total, Erdin Hashani, është befasuar nga paraqitjet e Anglisë në Kampionatin Evropian.
Për Hashanin meritat më të mëdha për këtë sukses të “Tre Luanëve” i ka trajneri Gareth Southgaet.
Por Hashani beson se Italia është përfaqësuese më kompakte në “Euro 2020”.
“Ndryshimet e trajnerit të Anglisë të cilat i ka bërë në formacion me një rotacion po del të jetë e suksesshme për trajnerin anglez. Anglia deri këtu ka pasur vetëm një kundërshtarë të fort atë të Gjermanisë përkundër se Italia ka pasur kundërshtarë më të vështirë dhe kjo e bënë më kompakte si skuadër. Ndoshta është koha që Anglia ta fitoj Kampionatin Evropian, ka përparësi pasi luanë në shtëpi ndeshjet gjysmëfinale dhe finalen”, deklaroi Hashani.