Derisa portieri më i mirë në finalet e Kupës së Botës e marrin çmimin “Dorëza e Artë”, nuk ka çmim të tillë në Kampionatin Evropian.
Statistikat zyrtare të turneut nuk japin pasqyrën e plotë se sa mirë janë paraqitur 25 portierët në këto finale, por ofrojnë një pasqyrë të dobishme të presioneve nëpër të cilat kanë kaluar numrat 1 dhe sa mirë e kanë menaxhuar.
Më së shumti ndeshje pa pranuar gol:
Anglia u bë ekipi i parë që e mbajti portën e paprekur në pesë ndeshjet e para të Evropianit pasi e eliminoi Ukrainën në çerekfinale. Goli i parë që e pranoi Jordan Pickfordi në këto finale ishte edhe goli i parë në “Euro 2020” që u shënua direkt nga gjuajtja e lirë, të cilën e ekzekutoi Mikkel Damsgaard. Ai shënoi për avantazhin e Danimarkës në gjysmëfinalen që u luajt në “Wembley”. Pavarësisht se si do të përfundojë finalja e së dielës, portieri i Evertonit do të ketë më së shumti ndeshje pa pranuar gol në këtë kampionat.
5: Jordan Pickford (Anglia)
Edhe
Donnaruma në histori të “Euro 2020”
3. Thibaut Courtois (Belgjika)
3: Gianluigi Donnarumma (Italia).