Njëri prej lojtarëve më të mirë te Përfaqësuesja e Holandës, Frenkie de Jong, ka deklaruar pas ndeshjes se ai me bashkëlojtarë dëshirojnë që ta dëfrejnë publikun me paraqitje.
Një gjë të tillë, mesfushori i Barcelonës thotë se e ka bërë të dielën në mbrëmje, kur Holanda arriti fitore ndaj Ukrainës.
“Ne dëshirojmë që vetëm të fitojmë, të shkojmë para, të sulmojmë. Dëshirojmë që publikut t’i japim energji pozitive. Kjo doli të jetë e suksesshme”, ka thënë De Jong pas ndeshjes.