Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Euro 2020

De Boer kritikon Depyan

Trajneri i Holandës, Frank de Boer, nuk ka qenë i kënaqur me paraqitjen e sulmuesit Memphis Depayt në dy takimet e para të “Euro 2020”.

Trajneri holandez pret që Depay të rikthehet në formë në ndeshjet e ardhshme.

“Nuk ka qenë në formën më të mirë të mundshme, por ai mund të bëjë më mirë sesa ka bërë deri tani. Ai është një lojtar me shumë cilësi dhe besoj se do të jetë ndihmesë e madhe për ne”, u shpreh De Boer.

Holanda është liderë në grupin C, me gjashtë pikë. Ndeshjen e fundit e luan ndaj Maqedonisë së Veriut.