Përfaqësuesja e Holandës do të jetë pa sulmuesin Memphis Depay për ndeshjen hapëse të Kampionatit Botëror “Katari 2022”. Në ndeshjen e parë të Grupit A, Holanda do të përballet me Senegalin, të hënën.
Depay është rikuperuar nga lëndimi që e mbajti për dy muaj jashtë fushës dhe ka stërvitur me Holandën, por do të pushohet për duelin e parë.
“Kam pasur vështirësi javët e fundit, por kam bërë të pamundurën që të jem gati për Botëror. Unë dua ta ndihmoj Holandën, jo vetëm në një ndeshje por në gjithë turneun, por nganjëherë duhet ta mbroj veten dhe të pajtohem me vendimin e trajnerit”, ka thënë Depay, i cili është pjesë e skuadrës së Barcelonës.
Artikuj të ngjashëm