Fabio Capello ka analizuar dy çiftet gjysmëfinale të Evropianit, atë në mes të Anglisë dhe Danimarkës si dhe Italisë kundër Spanjës. Dy të fundit do të luajnë kundër njëra-tjetrës të martën, kurse Anglia dhe Danimarka të mërkurën. Capello është impresionuar nga ‘Tre Luanët” duke vënë në theks agresivitetin si çelësin e suksesit.
“Ata po paraqiten mirë. Ata janë kompaktë dhe luajnë futboll të vëmendshëm në mbrojtje dhe mesfushë. Ata janë agresivë dhe duhet të vlerësohen shumë, janë në një moment të shkëlqyeshëm”, ka thënë Capello për “Corriere della Sera”.
Ish-selektori i Anglisë ka paralajmëruar Italinë. Ai ka theksuar se Italia duhet të përshtatet me ritmin e lojës së Spanjës.
“Le të mos biem në gjumë. Spanja luan futboll të ngadaltë. Spanja ka cilësi të shkëlqyera teknike, posedim të shkëlqyeshëm. Për t’iu kundërvënë kësaj karakteristike, ne kemi nevojë për shpejtësi dhe qartës kur rikuperojmë topin. Ne duhet ë rinisim aksionet dhe të sulmojmë menjëherë”, ka deklaruar Capello. Ish-trajneri i disa skuadrave të mëdha evropiane ka kritikuar edhe simulimin e Ciro Immobiles. Por, për simulimin e tij faj u vë gjyqtarëve italianë.
-
Capello tregon se si Anglia mund ta fitojë Kupën e Botës
-
Analiza teknike: anësorët fluturues dhe suksesi me tre mbrojtës
-
Italia gati t’i hakmerret Spanjës për humbjen e thellë në finalen e vitit 2012
-
Olmo vlerëson Italinë, por beson se Spanja mund ta mposhtë
-
Olmo vlerëson Italinë, por beson se mund t’i mposhtin