Lajm i keq për Portugalinë. Skuadra luzitane ka humbur Joao Cancelon për vijimin e Euro 2020.
Federata e Futbollit të Portugalisë ka njoftuar se mbrojtësi i Manchester Cityt në fakt ka rezultuar pozitiv për COVID-19. Lojtari tashmë është në izolim në Hungari, ndërsa vendin e tij në ekipin kombëtar të udhëhequr nga Joao Santos do ta zërë Diogo Dalot, në pronësi të Manchester United dhe huazuar te Milani sezonin e kaluar.
"Autoritetet shëndetësore hungareze u informuan menjëherë dhe lojtari është në gjendje të mirë. Ai u vendos në izolim. Rezultati i testit të kryer nga USP u konfirmua nga një test RT-PCR i kryer në Joao Cancelo të shtunën dhe rezultati i së cilës u njoftua të dielën në mëngjes’’, thuhet në njoftim.
‘’Në përputhje me protokollin COVID-19 të përcaktuar nga UEFA para ndeshjeve të Euro 2020, të shtunën të gjithë lojtarët dhe anëtarët iu nënshtruan testeve, me përjashtim të Joao Cancelo, të cilat rezultuan negativë. Autoritetet shëndetësore hungareze janë të vetëdijshme për respektimin e procedurave të mbrojtjes, të respektuara plotësisht sipas protokollit të UEFA-s, në një grup që gjithashtu ka një shkallë të lartë të mbulimit të vaksinimit dhe kanë autorizuar ekipin të respektojnë planin e përcaktuar për Kampionatin Evropian pa ndonjë ndryshim ", thuhet më tej në njoftim.