Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Euro 2020

Cajuste dhe Ekdal pritet të luajnë për Suedinë

Përzgjedhësi i Suedisë, Jan Andersson, ka thënë se mesfushorët Jens Cajuste dhe Albin Ekdal, pritet të jenë të gatshëm për skuadrën në ndeshjen e parë kundër Spanjës në Kampionatin Evropian të hënën. Ndeshja do të nis në orën 21:00.

Të dy lojtarët ishin jashtë fushës së gjelbër për shkak të lëndimeve. Ekdal nuk stërviti me pjesën tjetër të ekipit të shtunën për shkak të një goditjeje që e kishte marrë më herët gjatë kësaj jave. Cajuste është dashur të largohet nga stërvitja pasi mjeku i skuadrës Jonas Werner, ka thënë se “lehtësisht e ka zënë nyjën”.

Andersson ka thënë se të gjithë 24 lojtarët janë të gatshëm për stërvitjen e fundit para ndeshjes. Ai ka thënë se vlerësimi final i lojtarëve do të bëhet të hënën para ndeshjes që do të zhvillohet në stadiumin “La Cartuja” në Sevilla.

Mungesat e vetme të Suedisë do të jetë Mattias Svanberg dhe Dejan Kulusevski, për shkak të testeve pozitive me koronavirus. Spanja nuk do të mund të llogarisë në kapitenin Sergio Busquets, për shkak të të njëjtës arsye.

Artikuj të ngjashëm