Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Euro 2020

Bonucci: Nuk i frikësohemi Anglisë

Leonardo Bonucci ka folur para finales së Kampionatit Evropian ndaj Anglisë.

Mbrojtësi 34-vjeçar ka bërë të ditur se italianët nuk janë të frikësuar të luajnë në stadiumin “Wembley” kundër Anglisë.

“Nuk frikësohemi që luajmë në shtëpinë e tyre. Ne jemi duke menduar vetëm për të luajtur futboll. Besoj se në fushë do të jetë një shfaqje e mirë për futbollin evropian dhe botëror. Ne po presim me padurim të jemi në fushë edhe pse shumica e tifozëve të pranishëm do të jenë anglezë. Ne duam të bëjmë diçka historike dhe të kemi një paraqitje të shkëlqyeshme, e pastaj do të shohim se si do të përfundojë ndeshja”, deklaroi Bonucci.

Mbrojtësi i Juventusit ka qenë titullar i padiskutueshëm te Italia duke luajtur në gjashtë ndeshjet e “Euro 2020”.