Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Euro 2020

Blind i frikësuar nga rasti i Eriksenit

Mbrojtësi i Përfaqësueses së Holandës, Daley Blind, kishte menduar të mos paraqitej fare në ndeshjen ndaj Ukrainës.

Mbrojtësi holandez ka thënë u frikësua pas situatës së krijuar me Christian Eriksen, i cili pësoi arrest kardiak një ditë më herët.

Blind kishte pësuar sulm dy herë para disa vjetëve dhe iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjike në zemër në mënyrë që të vazhdonte të luante futboll.

“Sigurisht që më pikëlloi shumë situata në të cilën kaloi Erikseni. Shkaku i kësaj nuk kam arritur të koncentrohem aspak. E kam menduar të mos luaj ndaj Ukrainës, pasi kam kaluar në një situatë të tillë”, u shpreh Blind.