Euro 2020

Southgate pranon dëshpërimin

Seleksionuesi i Anglisë, Gareth Southgate ka pranuar se të gjithë në përfaqësuese janë shumë të dëshpëruar për humbjen në finale. Por ai ka vlerësuar se lojtarët meritojnë lëvdata. Southgate ka thënë se lojtarët kanë dhënë më të mirën.

“Por në momente kemi luajtur mirë e në momente nuk e kemi mbajtur topin sa duhet mirë. Sidomos në fillim të pjesës së dytë. Ishte kënaqësi të punoj me këta lojtarë dhe kemi shkuar shumë larg. Por natyrisht sonte ishte shumë e dhimbshme në dhomën e zhveshjes”, ka thënë Southgate për BBC.