Euro 2020

Insigne më i miri i ndeshjes

Lorenzo Insigne është shpallur lojtari më i mirë i ndeshjes mes Belgjikës e Italisë.

Insigne shënoi supergol në fitoren 2:1 të Italisë, të premten mbrëma në Munich.

Ai realizoi për 2:0 në minutën e 44-t me goditje të bukur nga distanca.

Belgët u afruan në 2:1, por shifrat më nuk ndryshuan.