Euro 2020

Saka lojtari më i mirë i ndeshjes Çeki – Angli

Bukayo Saka

Bukayo Saka është shpallur lojtari më i mirë i ndeshjes në fitoren 1:0 të Anglisë ndaj Çekisë, të martën mbrëma në “Wembley”. Për Sakan ishte vetëm paraqitja e gjashtë për Anglinë. 19-vjeçari është pjesë e Arsenalit.

“Ishte vërtetë paraqitje e mirë nga ne sonte. Kemi luajtur futboll të mirë gjatë gjithë kohës. Trajneri më ka thënë të shfaq veten, ashtu si e kam shfaqur për skuadrën gjatë tërë edicionit. Ishte krosim i mirë dhe Raheem Sterling ishte aty për golin. Unë isha thuajse aty, por nuk jam sa duhet i gjatë”, ka thënë Saka pasi pranoi çmimin. Anglia do ta luaj edhe ndeshje e një të tetës së finales në “Wembley”. “Është me rëndësi për ne të jemi në këtë stadium. Kemi shumë besim kur luajmë këtu dhe tifozët janë si lojtar shtesë për ne. Është shtytje e madhe për ne”, ka theksuar Saka.