Kapiteni i Maqedonisë së Veriut, Goran Pandev ka thënë se ndeshja e fundit e përfaqësueses në Grupin C të Euro 2020, do të jetë e fundit për të në ekipin nacional.
37-vjeçari ka luajtur 121 ndeshje për Maqedoninë e Veriut, në një karrierë që është zhvilluar përgjatë dy dekadave.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Mendoj se është momenti i duhur për t’i thënë lamtumirë përfaqësueses”, ka thënë Pandev të dielën.
Nuk është hera e parë që Pandev thotë se po e luan ndeshjen e fundit për Maqedoninë e Veriut. Igor Angelovski mori drejtimin e përfaqësueses në vitin 2015 dhe prej vendimeve të mëdha të tij ishte që e ktheu Pandevin nga “pensionimi” me përfaqësuese.
Pandevi ka shënuar golin që i siguroi Maqedonisë V. kualifikimin në Euro 2020. Me golin ndaj Austrisë në Euro 2020, Pandev është bërë lojtari i dytë më i vjetër që ka shënuar në Kampionate Evropiane.
Maqedonia e Veriut takohet me Holandën, të dielën nga ora 18:00.