Euro 2020

Ronaldo barazon rekordin e Kloses

Me golin e shënuar ndaj Gjermanisë, Cristiano Ronaldo ka arritur kuotën e 19 golave në dy garat e mëdha për përfaqëseuese, Kupën e Botës dhe Kampionatin Evropian.

Ai ka barazuar rekordin e Miroslav Kloses, i cili po ashtu ka 19 gola. Asnjë lojtarë tjetër evropian nuk ka shënuar më shumë.

Gerd Muller ka shënuar 18 gola, Jurgen Klinsmann 16 dhe Michel Platini 14.