Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Francës, Dider Deschamps, është shprehur i zhgënjyer pas barazimit me Hungarinë.
Trajneri francez thotë se skuadra e tij ka merituar më shumë se një pikë nga kjo përballje.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ata shënuan në mundësinë e vetme të tyre. Ne shpërdoruam raste të shumta shënimi në pjesën e parë të cilat na kushtuan. Arritëm të shënonim një gol por nuk arritëm të shënonim golin e fitores. Kemi krijuar shumë, por nuk ishte e mjaftueshme për të marr pikët e plota. Nuk është rezultati të cilin e kemi dëshiruar por duhet të vazhdojmë të punojmë”, u shpreh Deschamps.
Franca ka vendin e parë në Grupin F me katër pikë, ndërsa Hungaria me një pikë mban vendin e tretë. Portugalia ka tre pikë në vendin e dytë, ndërsa Gjermania nuk ka asnjë pikë, teksa këto dy përfaqësuese ballafaqohen mes vete në orën 18:00.
Në ndeshjen e ardhshme, Franca takohet me Portugalinë, kurse Hungaria me Gjermaninë.