Euro 2020

Schick: Hunda është e mirë, ndonëse e ënjtur

Fillimisht i doli gjak, më pas hunda i është ënjtur, dhe tani po merr frymë me vështirësi.

Asnjëra nuk ka rëndësi aq shumë për Patrik Schickun, i cili pavarësisht se mori një bërryl në hundë, sërish e shënoi një prej golave më të rëndësishëm. Schick ishte i saktë nga penalltia në barazimin 1:1 të Republikës së Çekisë kundër Kroacisë në “Euro 2020”.

“Hunda nuk është e thyer, është mirë. Është e ënjtur pak dhe po më sjellë vështirësi në frymëmarrje”, ka thënë Schick në Pragë të shtunën. “Më rridhte gjak shumë por nuk kishte diçka dramatike”, tha ai.

Schicku u godit në hundë të premten në një duel me mbrojtësin kroat, Dejan Lovren, në takimin që u zhvillua në “Hampden Park” në Glasgow.

Golin për Kroacinë e realizoi Ivan Perisiq në fillim të pjesës së dytë.

Republika e Çekisë dhe Anglisë kanë nga katër pikë në Grupin D, para duelit final të martën në “Wembley Stadium”. Kroacia dhe Skocia kanë nga një pikë, ndërsa do të luajnë në po të njëjtën ditë në Glasgow.