Përfaqësueset në Euro 2020 mund të përballen me gjoba nëse lojtarët vazhdojnë të lëvizin pijet e ofruara nga sponsorët në konferencat për media, raporton BBC.
Të hënën, kapiteni i Portugalisë, Cristiano Ronaldo, largoi dy shishe të Coca-Colas dhe inkurajoi njerëzit që të pinë ujë.
Në ditën tjetër, mesfushori francez Paul Pogba, që është mysliman, largoi një shishe të birrës Heineken.
Mesfushori i Italisë, Manuel Locatelli, të mërkurën po ashtu zëvendësoi Coca-Colan me ujë.
“UEFA ua ka rikujtuar ekipeve pjesëmarrëse se partneritetet janë kyçe për të ofruar turneun dhe për të siguruar zhvillimin e futbollit nëpër Evropë, përfshirë edhe futbollin e të rinjve dhe të grave”, ka thënë UEFA të enjten, raporton BBC.
Drejtori i UEFA për Euro 2020, Martin Kallen, ka thënë se lojtarët me kontratë janë të obliguar të ndjekin rregullat.
Edhe
Një tjetër video nga “Euro 2020” bëhet virale, Pogba heq birrën nga tavolina
Mirëpo, ai ka thënë se kupton veprimet e lojtarëve të cilët, si Pogba, e kanë bërë një gjë të tillë për arsye fetare.
UEFA nuk planifikon të gjobisë direkt lojtarët dhe se çdo masë adresohet te federata.