Euro 2020

Seritë e Italisë

Descriptive Text

Me fitore ndaj Zvicrës, Italia ka quar në 58 numrin e ndeshjeve garuese pa humbje, të luajtura në territorin e Italisë. Humbjen e fundit e ka pësuar në shtator 1999 nga Danimarka në kualifikimet për Evropian. Në këtë seri ka 45 fitore e 13 barazime.

Italianët janë pa humbje në 29 ndeshje në të gjitha garat. Kanë shënuar 24 fitore e pesë barazime, raporton BBC. Humbjen e fundit në ndeshje garuese e ka nga Portugalia në Ligën e Kombeve në vitin 2018. Vetëm një herë në histori, Italia ka pasur seri më të gjatë pa humbje. Kishte 30 ndeshje prej nëntorit të vitit 1935 e deri në korrik të vitit 1939. Italia ka mbajtur portën të paprekur në dhjetë ndeshjet e fundit. Tashmë kanë kaluar 965 minuta prej se Italia ka pranuar gol. Donny van de Beek kishte shënuar ndaj Italisë për Holandën në tetor të vitit të kaluar. Italia për herë të fundit nuk ka pranuar gol në dhjetë ndeshje në periudhën nëntor 1989 – qershor 1990.