Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Euro 2020

Marotta: Erikseni nuk ishte i vaksinuar

Vazhdojnë ende spekulimet rreth rastit të incidentit që i ndodhi Christian Eriksenit me Danimarkën, në ndeshjen e parë kundër Finlandës në “Euro 2020”.

Erikseni në fund të pjesës së parë ra pa ndjenja në fushë dhe ende nuk dihet shkaktari pse erdhi deri te ajo situatë. Mesfushori i Interit tani është në gjendje të mirë dhe stabile, por ende është në një spital në Kopenhagë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Mjekët janë duke kërkuar përgjigjen që e çoi atë deri në kolaps, ndërsa ka pasur shumë spekulime. Ato thonë se Erikseni nuk ka qenë në gjendje të mirë në muajt e fundit shkaku i koronavirusit dhe se ai është vaksinuar para nisjes së Kampionatit Evropian. Dhe sipas spekulimeve, kjo ka qenë arsyeja e kolapsimit të Eriksenit. Një gjë të tillë e ka mohuar kategorikisht drejtori sportiv i Interit, Beppe Marota. Marotta tha se këto lajme nuk bën të tolerohen.

“Christiani nuk ka qenë i sëmurë me koronavirus dhe po ashtu nuk është vaksinuar”, ka thënë Marotta, që është në kontakt të vazhdueshëm me mjekët danez.