Euro 2020

Sigurimi në “Pushkash Arena” ia kërkon Ronaldos kredencialet

Cristiano Ronaldo (AP)

Cristiano Ronaldo ishte ndaluar nga një zyrtar i sigurisë i cili kishte kërkuar t’ia kontrollonte identitetin para përballjes mes Portugalisë e Hungarisë në Euro 2020.

Zyrtari në “Pushkash Arena” të Budapestit, i kërkoi Ronaldos që t’i paraqesë kredencialet, ndërsa ai po shkonte për në zhveshtore të Portugalisë.

Zyrtari kontrolloi të dy anët e kredencialit e më pas e shoqëroi Ronaldon, i cili mbante maskë, për në zhveshtore.

Ronaldo qeshi me mirësjellje dhe ngriti pak vetullat ndërsa po ecte.