Polonia do të provojë ta përmirësojë bilancin dëshpërues në ndeshjet hapëse të kampionateve të mëdha, kur të takohet të hënën me Sllovakinë në St. Petersburg. Ndeshja mes Polonisë dhe Sllovakisë luhet prej orës 18:00 dhe është e para e Grupit E të “Euro 2020”.
Polakët kanë dështuar të fitojnë në ndeshjen hapëse në pesë prej gjashtë paraqitjeve të fundit në turne të mëdhenj.
Mbrojtësi i Sllovakisë, Milan Skriniar, do ta ketë për detyrë që ta ndalë sulmuesin e jashtëzakonshëm të Polonisë, Robert Lewandowski. Sllovakia për kapiten e ka Marek Hamshikun, që e udhëhoqi përfaqësuesen në 1/8 e finales në Kupën e Botës të vitit 2010.
Kjo është përballja e parë e Polonisë me Sllovakinë në ngjarje të mëdha futbolli.
Vetëm një prej tetë ndeshjeve të kaluara mes dy përfaqësueseve ka përfunduar me barazim. Ndërkohë, ndeshja e fundit është fituar nga Sllovakia me shifrat 2:0, në nëntor të vitit 2013. Juraj Kucka dhe Robert Mak kishin shënuar golat e vetëm.
Mst: Polonia
Polonia po merr pjesë në Evropian për herë të katërt. Është po ashtu pjesëmarrja e katërt rresht. Vetëm në vitin 2016 avancoi përtej fazës grupore.
Polonia ka fituar vetëm një prej nëntë ndeshjeve të kaluara hapëse në ngjarje të mëdha. Ka katër barazime e katër humbje. Ka fituar ndaj Irlandës së Veriut në Euro 2016.
Lewandowski ka shënuar vetëm një gol në dhjetë ndeshjet e kaluara në ngjarje të mëdha – ndaj Portugalisë në çerekfinale të Euro 2016.
Polonia nuk ka shënuar më shumë se një gol në 11 ndeshjet e saj në kampionate evropiane.
Të gjithë në Poloni presin që Lewandowski më në fund ta dëshmojë nivelin në ngjarje të madhe. Ai ka shënuar 66 gola në 119 ndeshje për Poloninë, por fare pak ka realizuar në ngjarje të mëdha.
Mst: Sllovakia
Sllovakia po paraqitet për herë të tretë në turne të mëdhenj, pas Botërorit 2010 dhe Euro 2016.
Sllovakët kanë fituar vetëm një prej katër ndeshjeve të kaluara në Kampionat Evropian, duke e mposhtur Rusinë 2:1 në vitin 2016.
Në pjesëmarrjen e kaluar në Evropian, në vitin 2016, asnjë lojtar nuk kishte statistika më të mira sesa Marek Hamshik. Ai kishte një gol e një asistim, dhjetë goditje dhe 181 pasime të sakta.