3 perditesime
22:52

Belgjika e nis me fitore bindëse Evropianin

Belgjika, ashtu si pritej, e ka nisur furishëm Evropianin e futbollit. Të shtunën mbrëma në St. Petersburg, Belgjika fitoi 3:0 ndaj Rusisë.

Belgët ishin dominantë në këtë sfidë dhe fitorja ka mundur të jetë edhe më e lartë. Rusët asnjëherë nuk kanë rrezikuar fitoren e Belgjikës, që është udhëhequr nga sulmuesi i fuqishëm, Romelu Lukaku. Ai shënoi për 1:0 në minutën e 10-të. Thomas Meunier shënoi për 2:0 në minutën e 34-të, ndërsa në fazën e mëvonshme, Lukaku shënoi edhe një gol. Asistimin e Meunierit në minutën e 88-të, Lukaku e shndërroi në gol.

Belgjika menjëherë ka dalë në vendin e parë në grupin B. Tri pikë i ka edhe Finlanda, ndërsa Danimarka e Rusia janë pa pikë.

Belgjika ndeshjen e ardhshme e luan kundër Danimarkës, ndërsa Rusia përballet me Finlandën. 

21:49

Belgjika shkëlqen në pjesën e parë ndaj Rusisë

Belgjika e ka mbyllur me epërsi prej 2:0 pjesën e parë kundër Rusisë.

Romelu Lukaku në minutën e 10-të dhe Thomas Meunier në minutën e 34-të ishin realizatorët e golave.

21:36

Belgjika dyfishon epërsinë ndaj Rusisë

Belgjika ka realizuar edhe golin e dytë kundër Rusisë.

Thomas Meunier mposhti portieri Shunin për rezultatin 2:0 në minutën e 34-të.

https://streamwo.com/7wrHRBD

21:14

Lukaku shënon dhe i dedikon golin Eriksenit

Romelu Lukaku ka shënuar për t’i dhënë epërsinë Belgjikës përballë Rusisë.

Sulmuesi belg realizoi në minutën e 10-të dhe ia dedikoi golin bashkëlojtarit të tij tek Interi, Christian Eriksen, i cili pësoi kolaps në fushë në ndeshjen Danimarkë – Finlandë.

‘’Chris, të dua shumë’’, u dëgjua të thoshte Lukaku para kamerave.