Holanda do ta luajë ndeshjen e parë të Kampionatit Evropian 2020 të dielën. Por, para nisjes së Evropianit të shtyrë për këtë vit, ka kritika të mëdha në drejtim të trajnerit Frank De Boer. De Boer me Holandën më shumë ka luajtur ndeshje me përqendrim më të madh në fazën e mbrojtjes.
“Tulipanët” shpeshherë kanë luajtur me formacionin 5-3-2, taktikë në të cilën sulmuesit holandez e kanë pasur më rrallë rastin për të shënuar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjatë stërvitjeve të shtunën, përfaqësuesja e Holandës ka qenë dëshmitare e një aeroplani që ka fluturuar mbi ta, me mesazhin për De Boerin – “Ndërroje taktikën në 4-3-3”.
Të gjithë njohësit e futbollit në Holandë pajtohen me këtë, pasi do të mund të nxirrte më të mirën nga holandezët. Sidoqoftë, përzgjedhësi ka ide tjetër për këtë çështje.