Sulmuesi i Maqedonisë së Veriut, Groan Pandev, ka folur para ndeshjeve të Kampionatit Evropian.
Kapiteni i Maqedonisë së Veriut ka bërë të ditur se në këtë evropian synojnë të bëjnë befasinë. Ai thotë se me kualifikimin në “EURO 2020”, Maqedonia e Veriut, tashmë ka shkruar historinë.
“Me të arritur të kualifikohemi kemi shkruar historinë dhe jemi krenarë me atë se çfarë kemi bërë. Ambiciet tona janë të mëdha dhe shpresojmë që të bëjmë më të mirën dhe të jemi befasi”, deklaroi Pandev.
Maqedonia e Veriut ndeshjen e parë do ta luajë ndaj Austrisë të dielën nga ora 15:00.
Te Maqedonia e Veriut në “Euro 2020” janë gjashtë futbollistë shqiptarë.
Artikuj të ngjashëm
-
Pandev pensionohet pas ndeshjes me Holandën
-
Pandevi u kërkon falje përkrahësve të Maqedonisë së Veriut
-
#Profili - Euro 2020: Te Maqedonia e Veriut ëndërrojnë për sukses në Evropian
-
Shqiptarët do të jenë në Evropian, Maqedonia V. kualifikohet në “Euro 2020”
-
Maqedonia e Veriut bën hap të gabuar për “Euro 2024”